Koreja e Jugut beson se ka një shans për të hyrë në histori duke ndalur një superfuqi si Gjermania.
Këtë e konfirmon edhe trajneri Shin Tae-jong, i cili një ditë para duelit, ka deklaruar se beson që ekipi i tij mund të bëjë një mrekulli.
“Por Gjermania është shumë e fortë, nuk do të jetë aspak e thjeshtë”, tha trajneri.
“Topi është i rrumbullakët, mendoj se mund të ketë mundësi edhe për ne”, theksoi ai.
“Edhe pse do të kemi më pak mbajtje topi se Gjermania, do të bëjmë më të mirën për të mundur Gjermaninë nesër, pavarësisht nëse do të arrijmë t’ia dalim apo jo për të shkuar në fazën tjetër.
“Duke e ditur se kemi vetëm 1% mundësi, do të bëjmë më të mirën. Populli korean e di dhe shpresoj që të na mbështetë. Kjo do të jetë sforcoja jonë e fundit”, deklaroi ai.
Çuditërisht, edhe pse me 0 pikë, Koreja e Jugut ka një shans për të kaluar në turin tjetër, nëse Meksika mund Suedinë dhe ajo fiton me dy gola diferencë ndaj Gjermanisë