Sfida e planifikuar për sot në Ligën e Kombeve Zvicër-Ukrainë është anuluar me kërkesë të autoriteteve zvicerane. Shkak është bërë infektimi i 3 futbollistëve në kampin ukrainas me koronavirus ditën e djeshme.

Edhe pse UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit u shprehën të gatshme për të zhvilluar përballjen mes dy kombëtareve, autoritetet lokale të Lozanës (qyteti ku do të luhej ndeshja) kanë refuzuar zhvillimin e takimit.

Në këtë situatë, ekipet detyrohen të ndryshojnë axhendën.

Ditën e djeshme, Federata e Futbollit të Ukrainës raportoi se futbollistët Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik u futën në izolin në dhomat e hotelit ku ishin akomoduar në Lozanë.