Volejbolli shkodran dhe ai shqiptar është në zi. Ditën e sotme u bë me dije se një nga figurat më kryesore të këtij sporti ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Ajo quhet Ganxhe Rexhepi, 57 vjeçarja nuk mundi dot të mbijetonte nga virusi covid-19 duke nderruar jete. Nje lajm ky lajm prej te cilit kanë mbetur të shokuar të gjithë ish-koleget e saj që i kanë shprehur ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ganxhe Rexhepi ka lindur ne Shkoder me 24 qershor 1963 dhe zgjedh te merret me sport, duke preferuar pikerisht volejbollin. Ndodh keshtu sepse duke qene nxenese ne shkollen “Ndoc Mazi”, qe ishte e profilizuar per volejbollin, ajo nuk do te bente ndryshe dhe do t’i perkushtohej atij.

Do te kalonte me pas tek ekipi i te rejave te Vllaznise qe drejtohej nga i mirenjohuri Vehbi Sulejmani dhe ne vitet 1977- 1978 do te shpallej kampione e vendit per kete grupmoshe bashke me shoqet e ekipit si Qershiza Piraniqi, Filipina Ndreca, Lumi Selgjekaj, Feride Halluni, Alda Kacorri, Silva Radovani, Valentina Lleshi, Arjana Maqellara, Aida Muhja e Çiljeta Toska.

Duke pare te dhenat e saj, trajneri Mark Grimci do ta grumbullonte shume shpejt tek ekipi i te rriturave ndonese ne nje moshe te re.Aty do te gjente lojtare me pervoje si Hyrije Shkembi, Millojka Vaso, Xhevaire Bilbili, Sadie Goga, Natalina Çoka etj.

Gonxhe Rexhepi do te vazhdonte te luante volejboll deri ne vitin 1984 sepse me pas per arsye te ndryshme vendos ta braktis ate. Sot nderkohe i japim lamtumiren ne nje moshe te re dhe padyshim qe kjo eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen e tij por edhe per volejbollin shkodran dhe ate shqiptar. I perjetshem qofte kujtimi yt Ganxhe Rexhepi!
Gjergj KOLA

Ne foton e ketij shkrimi jane: Lart nga e majta: Filipina Ndreca, Alda Kaçorri, Domenika Hila, Feride Halluni.
Poshte nga e majta: Sadije Goga, Ganxhe Rexhepi, Çiljeta Toska dhe Millojka Vaso.