Kosova do të luajë dy miqësoret e parashikuara në majin mars, ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos nën drejtimin e trajnerit të ri.

Kosova ka qenë pa trajneri që nga largimi i Albert Bunjakit në muajin tetor. Trajneri i ri do të udhëheqë ata në Ligën e Kombeve dhe në kualifikuese për Euro 2020.

Këtë gjë për e ka konfirmuar gazetën “Express” presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, “Kosova do t’i luajë dy ndeshjet miqësor të marsit me trajner të ri. Duroni edhe pak, sepse shumë shpejtë do të njoftoheni”.

Vokrri nuk e ka treguar ende emrin trajnerit të ri, por sekretari i FFK-së, Eroll Salihi, ka njoftuar se në 2 mars presidenti Vokrri do të njohë Komitetin Ekzekutiv me trajnerin e ri.