Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka fluturuar sot drejt Parmës, në Itali dhe është akomoduar në “NH Hotel”.
Dardanët u pritën më aeroportin e Parmës nga ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.
Grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani, të cilët klubet nuk u kishin lejuar të udhëtonin drejt Prishtinës për shkak të Koronavirusit.
Lajm i mirë fakti që rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative.
Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes për sfidën e nesërme me moldavët për Ligën e Kombeve.