Klubi i Milanit, dje e ka pasur ditën e fotografive zyrtare të vitit. Pjesëmarrës kanë qenë të gjithë lojtarët, si nga ekipi i meshkujve, ashtu edhe nga ekipi i femrave.

Në klubin kuqezi luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova e me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani. Sipas Klan kosova ajo ka refuzuar që të marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të klubit me të gjithë futbollistët, meshkuj e femra.

Sipas informacione te ketij televizioni, marre nga burime të afërta me lojtaren ka mësuar se arsyeja e këtij refuzimi ka qenë lojtari serb, Luka Joviç, me të cilin Asllani nuk ka dashur të jetë e pranishme në një foto të përbashkët.

Bëhet e ditur se as konsultimet e gjata të klubit të Milanit nuk kishin sukses që ta bindnin Asllanin që në fotografi të jenë edhe ajo edhe Joviçi.

Më 30 qershor, 2022, klubi italian njoftoi se ka arritur të nënshkruajë për shërbimet e Asllanit. Lojtarja e kombëtares suedeze, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka kontratë me AC Milan deri në vitin 2024.