Fitorja te marten ndaj Skenderbeut ka rritur moralin dhe optimizmin ne kampin durrsak ne prag te ndeshjes se rradhes, asaj ndaj Vllaznise qe do te luajne neser ne oren 20.15 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Te njejten gje kjo skuader do te kerkoje edhe neser dhe nje gje e tille behet e ditur edhe nga vete kapiteni Blerim Kotebelli ne nje prononcim qe ai ka dhene per median e shkruar kur eshte shprehur:

“Eshte nje ndeshje e forte. Vllaznia ka nje skuader te mire dhe eshte nje kundershtar qe deshiron te beje mire ne ecurine e tij. Eshte nje kundershtar i sikletshem, por ne duhet te futemi ne fushe te impenjuar sepse kete ndeshje besoj se do ta vendosin detajet. Duhet te fokusohemi tek ndeshja e rradhes, per te tjerat do mendojme me vone.

Duhet te kuptojme se na pret nje ndeshje e forte dhe te gjithe çunat e dine kete gje. Duhet te jemi 100 % te perqendruar ne grup dhe vetem keshtu do ia dalim te marrim pike. Vllaznia ka nje ekip shume te mire, pavaresisht ndonje rezultati jo te mire qe ka marre ne ndeshjet e fundit.

Nese i referohemi statistikave te ketyre perballjeve, ndoshta kemi patur bilanc pozitiv, por ato vlejne per te shkuaren, por futbolli eshte e tashmja. Do te bejme maksimumin, qe ta fitojme kete ndeshje. Duhet te vazhdojme me kete ritem dhe te permiresohemi ndeshje pas ndeshjet”./SHKODRA-SPORT.COM/