Mbrojtësi i Barcelona-s, Jules Kounde, ka zgjedhur pesë futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ka emëruar Cristiano Ronaldon dhe dy legjenda të tjera të Real Madridit në listë.

Sipas një postimi të Barca Universal, mbrojtësi francez u pyet për pesë futbollistët më të mirë në histori dhe ai përmendi Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario, Zinedine Zidane dhe Ronaldinho.

“Messi, Cristiano, R9, Zidane, Ronaldinho,” tha Kounde.

Është interesante se lista e tij përmban dy legjenda të Real Madridit, dy legjenda të Barcelonës dhe një lojtar që ka luajtur për të dy klubet.

Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane janë dy nga emrat më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, ndërsa Lionel Messi dhe Ronaldinho janë dy legjenda te Barcelona.Së fundi, Ronaldo Nazario kaloi një sezon në Barcelonë dhe pesë sezone te Real Madrid./telesport/