Duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë nga 0-1 në 2-1 në sfidën e kthimit, në fushën e Lille, Borussia Dortmund siguroi me forcë një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Sinjal i madh ky në një sezon me shumë probleme, aq sa pati edhe ndryshim në stol me Niko Kovaç që mori drejtimin e skudrës verdhezi në vend të Nuri Sahin. Pikërisht trajneri kroat komentoi rezultatin e ndeshjes për mikrofonat e UEFA-s:

“Për 90 minuta e kontrolluam ndeshjen, bëmë paraqitje fantastike. Pas pesë minutash pësuam gol (shënoi Jonathan David), por skuadra ime tregoi karakter dhe nivel të lartë performance, sidomos në pjesën e parë. Ishim agresivë, krijuam shumë raste. Kjo paraqitje më dëshmon se ky ekip ka shumë përvojë dhe i pëlqen të luajë në këto kompeticione. Është një fitore e madhe, një fitore e merituar. Urime skuadrës sime”.

Tani, në çerekfinale Dortmundin e pret Barcelona e Hansi Flick, që eliminoi Benfikën:

“Është bukur, sepse kemi punuar së bashku. Ai ka qenë asistenti im dhe tani përballemi në Champions League. Barcelona është një klub i madh, një ekip i madh, me lojtarë fantastikë. Duhet të sigurojmë rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Në çerekfinale gjithçka është e mundur, të gjithë mund të arrijnë në gjysmëfinale, kështu që shpresojmë të jemi ne”.