Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç ka folur për mediat gjermane, ku ka diskutuar për çështjen e titullit kampion. Vitet e fundit, Bajerni ka dominuar në Bundesligë, por ky sezon duket i vështirë për bavarezët, duke parë dhe formën fantastike që po kalon Dortmundi.
Aktualisht, Bajerni është 6 pikë larg verdhezinjve, që kryesojnë renditjen prej shumë javësh tashmë. Por Kovaç u shpreh i bindur se Bajerni i tij do e parakalojë shumë shpejt në renditje Dortmundin dhe do të jenë ata dhe njëherë tjetër skuadra kampione.
“Ka qenë një gjysmësezoni me shumë ulje-ngritje, por ne jemi Bajerni i Mynihut dhe shumë shpejt do të rikthehemi aty ku na takon. Brenda pak kohësh, do të parakalojmë rivalët dhe do të jemi ne në krye të tabelës. Në gjysmën e dytë të sezonit, do të shihni Bajernin që jeni mësuar të shihni”,- u shpreh Kovaç./vipsport/