Bayern Munchen do të luajë ndaj Hanoverit ndeshjen e radhës në kampionat. Ekipi bavarez duhet të fitojë në mënyrë që të mbaj pas vetes Dortmundin me 2 pikë. Trajneri Niko Kovac ka folur para sfidës në një konferencë për shtyp. Numri një i stolit u ndal dhe te performanca e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Liverpool-it.
“Çfarë do që mund të them është shumë pak, ne mund ta mbingarkojmë atë me superlativa dhe ai i meriton të gjitha. Kur vjen ceremonia e Topit të Artë, ai e ka gjithmonë votën time si trajner. Ka lojtarë shumë të mirë, por Messi është më i miri. Është lumturi kur e sheh të luajë një futbollist të tillë, ai bën diferencën”, – shprehet Kovac.
Gazetarët më pas kanë kaluar te hallet e shtëpisë, nga raporti me presidentin Rummenigge e deri te dyshja Roben-Ribery që po luajnë sezonin e tyre të fundit me Bayern. “Nuk kam asnjë problem me Karl-Heinz, ne takohemi shpesh dhe flasim noramlisht, nuk kam asnjë problem”.
Në lidhje me aktivizimin e mundshëm të Robbenit dhe Riberysë, Kovac u shpreh: “Kur isha në Frankfurt një lojtar do të largohej nga sporti. Ne duam t’i japim një lamtumirë të mirë, por në fund kanë rëndësi rezultatet. Ata do të kenë minuta në ndeshjet e fundit, ata janë shumë të motivuar”.
Në lidhje me zërat se do të largohet nga puna, kroati e pranon se i ndjen këto zëra. “Arrij t’i përceptoj, por mundohem të mos i lexoj, apo të mos u kushtoj rëndësi. Nuk na sjellin asnjë të mirë në këtë moment”, – u shpreh ai./telesport/