Java e 26-të e Kategorisë Superiore, mbylli siparin ditën e sotme, teksa nuk munguan surprizat. Vllaznia dhe Partizani u ndanë në “paqe”, ditën e shtunë, ndërkohë që Teuta, triumfoi minimalisht ndaj Laçit. Për sa i përket ndeshjeve të zhvilluara sot, Tirana nuk fali, duke ngushtuar diferencën me kreun në 5 pikë.

Surprizë mund të konsiderohet edhe fitorja e Skënderbeut në transfertë ndaj Kukësit, duke e bërë tepër të ashpër rivalitetin për mbijetesën. Si asnjëherë më parë në këtë sezon, kryesimin e ka marrë Teuta, që ndan të njëjtën kuotë pikësh me Vllazninë e vendit të dytë. Ndërkohë që tabela mbyllet nga Apolonia, me vetëm 17 pikë në 26 ndeshje.

Në hulimtinim e përjavshëm të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 25-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Partizani, Teuta dhe Laçi.

Ndërkohë, për sa i përket listës së bilanceve negative, ajo kryesohet nga Skënderbeu me plot 19 pikë më pak se vjet, për të vijuar më pas me kampionët e Tiranës, Kukësin dhe Bylisin.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

TEUTA +6 pikë

VLLAZNIA +11 pikë

LAÇI +3 pikë

PARTIZANI +6 pikë

TIRANA -12 pikë

KUKËSI -12 pikë

BYLIS -10 pikë

SKËNDERBEU -19 pikë