Vllaznia zbriti nga froni në javën e 24-t të Kategorisë Superiore, duke i hapur rrugën Laçit të Shpëtim Duros që kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se ndjekësit.

Në këtë javë nuk munguan surprizat, teksa spikat barazimi në shtëpi i Teutës ndaj Kastriotit. Durrsakët humbën shansin e artë për t’u ngjitur në krye së bashku me Laçin.

Në hulimtinim e bërë nga “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 24-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Teuta e Laçit dhe Partizani.renditja 2019-2020

Ndërkohë, për sa i përket listës së bilanceve negative, ajo kryesohet nga Skënderbeu me plot 19 pikë më pak se vjet, për të vijuar më pas me Bylisin, kampionët e Tiranës dhe Kukësin. Vlen të theksohet fakti se Kastrioti dhe Apoloni nuk bëjnë pjesë në këtë krahasim, pasi sezonin e kaluar militonin në Kategorinë e Parë.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

LAÇI +6 pikë

PARTIZANI +4 pikë

TEUTA +6 pikë

VLLAZNIA +11 pikë

TIRANA -12 pikë

KUKËSI -11 pikë

BYLIS -13 pikë

SKËNDERBEU -19 pikë