Java e 21-të e Kategorisë Superiore, uli sot siparin, teksa me barazimin ndaj Laçit, Partizani ngushtoi në 3 pikë diferencën ndaj kryesuesve të Vllaznisë, që bënë një tjetër hap fals në kampionat, duke u mposhtur paradite 1-2 nga kampionët në fuqi të Tiranës.
Gjithsesi në hulumtimin e bërë nga “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të renditjeve, Vllaznia rezulton skuadra me bilancin më pozitiv, për sa i përket pikëve të rikuperuara.
Ndërkohë Skënderbeu rezulton ekipi me fiton më të madhe të pikëve, në krahasim me sezonin e kaluar.
DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:
VLLAZNIA +13 pikë
PARTIZANI +4 pikë
LAÇI +5 pikë
TEUTA +5 pikë
KUKËSI -11 pikë
TIRANA -11 pikë
BYLIS -14 pikë
SKËNDERBEU -15 pikë