Superiorja uli siparin e javës së 8-të ditën e djeshme, teksa kampionati duket se është futur në një fazë tepër interesante. Komandon Partizani, me një diferencë +1 pikë nga Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo, ndërkohë që për sa i përket fundit të renditjes, Bylisi dhe Laçi ndodhen në zonën e rënies direkt nga kategoria pas 8 javësh të luajtura.

Për sa i përket krahasimit të renditjes, me atë të javës së 8-të të sezonit të shkuar, skuadra që ka rikuperuar më shumë pikë, duke surprizuar me ecurinë e saj është Dinamo, që numëron plot 7 pikë më shumë në krahasim me vjet në këtë fazë të kampionatit.

Nderkohe nje rikuperim te ndjeshem ka edhe Vllaznia e cila aktualisht ka arritur te grumbulloje 14 pike pas 8 javesh kampionat dhe ndodhet ne vendin e trete te renditjes, nderkohe qe ne te njejten periudhe nje vit me pare kishte grumbulluar vetem 9 pike dhe renditej ne vendin e shtate.

Ndërkohë ekipi me bilancin më negativ nga ky krahasim është Laçi me –10 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Tirana.