Superiorja uli siparin e javës së 20-të ditën e sotme, teksa komandon Tirana, me një diferencë +6 pikë nga Vllaznia dhe Partizani që renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë tabela mbyllet nga Kastrioti dhe Kukësi që kanë siguruar respektivisht 20 dhe 22 pikë. Për sa i përket krahasimit të renditjes, me javën e 20-të të sezonit të kaluar, kryesonte Tirana, teksa asokohet bardheblutë kishin grumbulluar 46 pikë, ndërkohë që Laçi dhe Kukësi ishin në ndjekje të kryeqytetasve.

Për sa i përket diferencës së pikëve, Egnatia, Kastrioti, Teuta dhe Partizani janë 4 ekipet me bilancet pozitive për sa i përket krahasimit të renditjes deri tani, ndërkohë që bilancin më negativ e kanë Kukësi, Laçi, Tirana dhe Vllaznia.

Skuadra shkodrane ne te njejten periudhe te kampionatit te vjetshem kishte te grumbulluar 33 pike (renditej e katerta) ndersa me fitoren e sotme ka shkuar ne kuoten e 31 pikeve, pra 2 pike me pak dhe dy vende me lart ne renditje. Diçka e çuditshme por kampionati i sivjetem ka dhuruar shume surpriza.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

TIRANA -9 pikë

VLLAZNIA -3 pikë

PARTIZANI +3 pikë

LAÇI -11 pikë

EGNATIA +11 pikë

TEUTA +3 pikë

KUKËSI -15 pikë

KASTRIOTI +5 pikë