Vllaznia nuk është në ritmin e sezonit të kaluar. Këtë e tregojnë edhe shifrat në krahasim mes dy sezoneve. Këtë sezon, Vllaznia ka grumbulluar 22-pikë, duke qenë në vendin e pestë në klasifikimi. Gjatë kësaj pjese të sezonit, Vllaznia ka gjashtë fitore, katër barazime dhe pesë humbje. Golavarazhi është 16-14.

Sezonin e shkuar, kuqeblutë që ishin të katërtit në këtë pjesë të kampionatit, kishin disi shifra më pozitive. Gjashtë fitore, shtatë barazime dhe vetëm dy humbje.

Pikë të grumbulluara ishin 25. Me golavarazh ishin më mirë me golat e shënuar, 23 kundër 16 të këtij sezoni dhe më keq me golat e pësuar, 16 me 14-golat e sivjetshëm. Edhe në statistika, ky vit është ndryshe. Një shenjë kjo jo e mirë realisht.

Në fakt, siç shihet nga statistikat, Vllaznia ka një mbrojtje më të mirë, por në sulm ka mungesë golash, edhe pse Marku ka shënuar katër herë, Hoxhaj tre dhe Kaina tre gola. Dy gola ka Hakaj dhe nga një gol, Heriç, Jonuzi, Mala dhe Aralica.

Vllaznia, në tre ndeshjet e fundit ka marrë vetëm tre pikë nga nëntë të mundshmet, duke fituar vetëm me Teutën dhe duke humbur me Egnatian dhe Kastriotin. /Maringlen ZHIVANI/

Java e 15-të / Sezoni 2021-2022: 6-fitore, 7-barazime, 2-humbje / 23:16 / 25-pikë / Vendi i katërt

Java e 15-të / Sezoni 2022-2023: 6-fitore, 4-barazime, 5-humbje / 16-14 / 22-pikë / Vendi i pestë