
Java e 29-të e Kategorisë Superiores, mbylli sot siparin me surpriza të shumta. Teuta zbriti nga froni pas humbjes ndaj Tiranës, duke i hapur rrugën Vllaznisë dhe Partizanit, që kryesojnë me pikë të barabarta.
Ndërkohë Laçi me barazimin në transfertë ndaj Kastriotit, e thelloi diferencën me kryesuesit në -4 pikë. Terren në këtë javë fitoi edhe Bylisi, që pas triumfit në minutat e fundit ndaj Apolonisë, iu largua 6 pikë Skënderbeut të vendit të 9-të, si dhe ngushtoi në 2 pikë diferencën me Kastriotin e vendit të 7-të.
Në hulimtinim e përjavshëm të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 29-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Partizani, Teuta dhe Laçi.
Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Skënderbeut, me -25 pikë, për të vijuar më pas me Tiranën, Kukësin dhe Bylisin.
DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:
VLLAZNIA +14 pikë
PARTIZANI +12 pikë
TEUTA +8 pikë
LAÇI +3 pikë
TIRANA -16 pikë
KUKËSI -17 pikë
BYLIS -11 pikë
SKËNDERBEU -25 pikë