Antoine Griezmann përsëri vendosi një ndeshje për Atlético Madrid. Francezi ka shënuar gjashtë gola në sfida e fundit të “Rojiblancos”. Në verën e kaluar, “7” vendosi që të vazhdojë ta udhëheqë skuadrën e Diego Simeones, në vend që të bashkohej me Barcelonën, ku mbizotëron një yll si Messi, kapiteni dhe lideri absolut në klubin blaugrana.
Tani, francezi dhe argjentinasi kanë të njëjtën rëndësi në skuadrat respektive në rolin e golashënuesve. Ato gëzojnë përqindje shumë të ngjashme në shënimin e golave për skuadrat e tyre në të gjitha garat, veçanërisht në La Liga. Krahasimi i të dyve në tri drejtime: përqindja e golave të shënuar në total, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve është i sintetizuar në tabelën e mëposhtme:
Francezi ka vijuar të shënojë edhe në vitin 2019, si në barazim kundër Sevilla. Produkt i njëjtë i francezit edhe në “Copa del Rey”, kundër Girona, ku shënoi përsëri golin e të tijve. Një ecuri e përsosur, sepse kampioni i botës me Francën ka shënuar 14 nga 46 golat në total të skuadrës ku militon në këtë sezon, në të gjitha garat.
E thënë ndryshe, ky është 30.4% i totalit. Duke u përqëndruar te të dhënat në La Liga, Griezmann ka shënuar 9 nga 27 gola të “rojiblanco”, ose 33% e totalit të golave. Në Champions, francezi ka shënuar 4 nga 9 golat e skuadrës së tij, ose 44.4%. Në të gjitha garat, ai ka dhënë edhe 7 asiste.
Nëse këto të dhëna krahasohen me ato të Messit, duhet të kemi parasysh se argjentinasi ka shënuar 23 gola në sezonin aktual, 9 më shumë se Griezmann, por Barcelona ka 75 gola në total, në të gjitha garat. Kësisoji, numri “10” i saj ka shënuar 30.6% të golave. Duke qëmtuar këto shifra, Messi ka shënuar 17 gola në në kampionat, duke qenë për momentin “Pichichi” i La Liga-s.
Barcelona ka 53 gola në total, në kampionat, kështu që përqindja e Messit është 32.07%. Në Champions, Messi ka shënuar 6 gola nga 14 në total të skuadrës Blaugrana, ose 42.8%. Përveç kësaj, ai ka dhënë edhe 13 asiste. Për këtë arsye, rezultati i jashtëzakonshëm i njërit dhe tjetrit është pothuajse i ngjashëm në dy skuadrat, që po rivalizojnë për të tre titujt sezonalë.
Ndeshjet e fituara 1-0 nga Atletico Madrid, me gol të Griezmann