Pavarësisht dy fitoreve të marra në dy ndeshjet e fundit dhe gjashtë pikëve që i janë shtuar skuadrës në renditje, Vllaznia e sivjetme ende nuk mund të krahasohet me atë të një sezoni më parë. Pas 12 javësh kampionat, aktualisht kuqeblutë kanë arritur të grumbullojnë po kaq pikë dhe mbajnë vendin e tetë në renditje. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë situata ka qenë pak më ndryshe sepse ka patur tre pikë më shumë.

Gjithsesi këto janë vetëm krahasim sepse janë edhe 24 ndeshje për t’u luajtur dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë. Kujtojmë këtu se në të njëjtën periudhë një vit më parë, Tirana kishte 21 pikë (6 më shumë se Vllaznia) dhe ndodhej në vendin e katërt të renditjes por në fund të kampionatit, ajo bashkë me Korabin ishin dy skuadrat që i dhanë lamtumirën Superligës. Kuqeblutë patjetër që duhet të ruajnë këtë marsh edhe në javët e ardhshme. Zakonisht, për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, me skemën aktuale që është në fuqi, një skuadër duhet të grumbullojë së paku 38 apo 39 pikë. Çka do të thotë se ka ende shumë punë për ta bërë këtë gjë.

© shkodrasport.com