Me fitoren e arritur se fundmi ndaj Teutes, Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 33 pikeve dhe padyshim qe kjo fitore i ka kenaqur te gjithe per momentin, por duket se ne kampin shkodran por edhe tek tifozet askush nuk eshte i lumtur.

Ecuria e ekipit le shume per te deshiruar ne krahasim me nje sezon me pare, per me teper qe sivjet u tha se ishte ndertuar nje ekip me i mire dhe qe do te luftonte fort per titullin kampion.

Por shifrat ne fakt flasin te kunderten. Pas javes se 20-te te kampionatit te kaluar, Vllaznia kishte grumbulluar 41 pike dhe kryesonte vetem renditjen, e shkeputur 4 pike nga Partizani i vendit te dyte dhe 5 pike nga Teuta e vendit te trete e po kaq edhe nga Laçi i vendit te katert.

Siç shikohet, Vllaznia e sivjetme ka 8 pike me pak se vjet ne te njejten periudhe dhe kjo e justifikon me se miri pakenaqesine qe kane tifozet kuqeblu me paraqitjen me oshilacione te skuadres kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/