Superiorja uli siparin e javës së 31-të ditën e djeshme, teksa kampionati duket se është futur në një fazë tepër interesante. Komandon Tirana, me një diferencë +5 pikë nga Partizani, ndërkohë që për sa i përket fundit të renditjes, Bylisi dhe Kastrioti janë dy skuadra që e kanë hedhur një këmbë drejt Kategorisë së Parë.
Për sa i përket krahasimit të renditjes, me atë të javës së 31-të të sezonit të shkuar, skuadra që ka rikuperuar më shumë pikë, duke surprizuar me ecurinë e saj është Egnatia, që numëron plot 12 pikë në krahasim me vjet në këtë fazë të kampionatit.
Sa i takon Vllaznise, ajo aktualisht 42 pike te grumbulluara pas 11 fitoresh, 9 barazimesh dhe 11 humbjesh ne keto 31 jave kampionat, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 32-31.
Ajo ka tre pike me pak se e njejta periudhe e nje sezoni me pare kur pas 31 javesh kishte grumbulluar 45 pike, me 10 fitore, 15 barazime dhe 6 humbje ndersa golaverazhin vjet e kishte 38-32./SHKODRA-SPORT.COM/