Superiorja uli siparin e javës së tretë ditën e sotme, teksa komandën e ka marrë Partizani me 9 pikë të plota! “Demat” e Kolelës ndiqen nga Vllaznia e vendit të dytë me 6 pikë, teksa tabela mbyllet nga Kukësi, me vetëm 1 pikë.
Si për ironi të fatit, sezonin e kaluar në javën e tretë, verilindorët kryesonin kampionatin me 7 pikë në 3 ndeshje, teksa këtë sezon duket se kanë kthyer përmbys tabelën, duke u renditur në vendin e 10-të.
Për sa i përket Partizanit, të kuqtë kanë 7 pikë më shumë se sezonin e shkuar në këtë periudhë. Skuadrat e tjera me bilanc pozitiv në javën e tretë të këtij sezoni, krahasuar me atë të vjetshëm, janë Vllaznia, Kastrioti, Egnatia dhe Laçi. Ndërkohë që Tirana ka një pikë më pak se vjet.
Vllaznia sivjet ka arritur te grumbulloje 6 pike pas 3 javeve te para, fale 2 fitoreve dhe 1 humbje, nderkohe qe nje sezon me pare ne te njejten periudhe pat grumbulluar 5 pike.
VLLAZNIA 2022-23
Java e pare: Erzeni- Vllaznia 1-0
Java e dyte: Vllaznia- Kukesi 2-1
Java e trete: Tirana- Vllaznia 1-2
VLLAZNIA 2021-22
Java e pare: Laçi- Vllaznia 3-5
Java e dyte: Vllaznia- Teuta 1-1
Java e trete: Partizani- Vllaznia 1-1