Përveç faktit që Vllaznia ra nga kategoria pas një sezoni tepër zhgënjyes, problemet për Vllazninë duket se vazhdojnë, duke qenë se ende nuk është zgjedhur një administrator që mund të qartësojë gjërat në klub.
Kur të gjitha skuadrat po nisin përgatitjet, Vllaznia ka mbetur mes “4 rrugëve” duke bërë sehir ekipet e tjera. Në një prononcim për “VIP Sport”, trajneri aktual i Vllaznisë, Ervis Kraja ka folur në lidhje me situatën aktuale në kampin shkodranë.
Ai shprehet e ka dëshirë që të vazhdojë të drejtojë Vllazninë pasi ka një kontratë me to, por kjo gjë nuk është në dorën e tij, duke qenë se ende nuk është zgjedhur as administratori.
“E ardhmja? Aktualisht jam nën kontratë me klubin dhe dëshira ime është të vazhdoj. Mendoj që shumë shpejt do zgjidhet dhe kjo çështje sepse koha po ikën e mendoj se ekipi duhet të filloj të dalë ne stërvitje. Për momentin s’kam pasur kontakte sepse duhet të vendoset fillimisht administratori.
Skuadra? Kontakte me futbollistët kryesor kam pasur sepse jam apo jo unë trajner ato duhet të jenë profesionistë e duhet të stërviten edhe në këtë moment pushimi e shumë prej tyre do të jenë besnikë të skuadrës sonë. Një grup i mirë qe aktualisht ndodhet në skuadër e me disa përforcime ekipi do ngjitet aty ku i takon.
Mendoj se edhe Vllaznia B do vazhdojë të luftojë të arrijë aty ku ishte. Lojtarë në Shkodër ka shumë e me një seleksionim te mirë mendoj do ja dalim”, u shpreh Kraja./vipsport/