Në pamje të parë nuk e ka shprehur, madje as në prononcimin e tij për mediat. Bëhet fjalë për trajnerin e “Vllaznia B” Ervis Kraja i cili pas fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj ekipit të parë të klubit shkodran, ka ndjerë kënaqësinë e këtij suksesi por ndërkohë në fjalët e thëna për gazetarët, është treguar paksa “diplomat” kur ka thënë:
“Nuk ka për ne rëndësi rezultati. Kjo miqësore ishte në kuadrin e bashkëpunimit mes dy ekipeve. Tekniku Gjoka kërkoi që të shikonte më nga afër ekipin B dhe0 lojtarët që mund te jenë në funksion të ekipit të parë. Ne e kemi mendjen tek takimi që kemi në kampionat. Mendoj se bashkëpunimi mes këtyre dy ekipeve të këtij klubi të jetë frytdhënës. Sa i takon elementëve që mund të kenë fituar besimin e trajnerit Gjoka, është ai që mund të zgjedhë atë që i ka bërë më shumë përshtypje dhe që mund t’i vlejë për ekipin e parë. Për mua, janë të gjithë të gatshëm për Vllazninë e madhe sepse jemi një familje dhe këtu nuk ka asnjë kufi ndarës”.
© shkodrasport.com