Para dy sezonesh Vllaznia në volejboll për meshkuj u shpall kampione e vendit por një sezon më vonë, paraqitja e saj ishte shumë zhgënjyese sepse nuk arriti dot të hynte as në katërshe.
Por sivjet gjërat duket se kanë nisur mbarë. Dy ndeshje dy fitore dhe për më tepër, kjo e fundit është arritur ndaj kampiones në fuqi të vendit, Erzenit. Një lojë e shkëlqyer e kuqebluve që duken të tjetërsuar.
Meritë padyshim që ka edhe trajneri Ermal Kraja. I ri në moshë megjithatë duket se ka fituar besimin e sportistëve dhe kjo marrëdhënie mes palëve duket se është kyçi i suksesit.
Këtë gjë e shpjegon vetë trajneri në një prononcim për “Shkodra Sport” kur thotë: “Ajo çfarë kam bërë unë është se u kam thënë sportistëve se mund tia dalin të jenë sërish më të mirët.
Ata janë të gjithë me përvojëë dhe i dinë mirë detyrat. Thjesht kam arritur të kthej entuziasmin në rradhët e tyre dhe ata po e tregojnë veten.
Kuptohet, kampionati sapo ka filluar dhe ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur, megjithatë ju siguroj se Vllaznia ka për të qenë në mes ekipeve më të mira”.
© shkodrasport.com