E ka drejtuar Vllazninë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit që sapo u mbyll, pikërisht në momentet më të vështira të saj dhe për këtë arsye, Ervis Kraja mendon se i takon atij të vazhdojë të jetë përsëri në drejtimin e skuadrës.
Atij nuk i kanë pëlqyer shumë lakimi i disa emrave për postin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë kur vetë është nën kontratë me klubin shkodran.
Për këtë arsye, në një prononcim për “Sport Ekspres”, Kraja është shprehur: Më bën përshtypje që duket se emri im nuk po merret në konsideratë dhe kjo nuk më duket aspak sezioze.
Përderisa më besuan në momentin më të vështirë kur skuadra mbeti pa trajner në dy ndeshjet e fundit, përse duhet që unë të mos jem përsëri edhe në vazhdim në drejtimin e skuadrës”.
Në ditët e ardhshme, Kraja pret që të ketë një takim me kryebashkiaken Ademi pikërisht për këtë çështje dhe për sqarimin e pozicionit të tij.
www.shkodrasport.com