Mbrojtesi i qendres Gezim Krasniqi nga dita e sotme eshte zyrtarisht nje futbollist i lire. Ai permes nje statusi ne facebook ka deklaruar “divorcin” me skuadren e Partizanit teksa ka shigjetuar jo pak trajnerin Starova qe “i mbylli deren” tek te kuqte. Nje gje e tille tashme duket se i hap rruge interesimit te Vllaznise per te marre sherbimet e tij. Drejtuesit kuqeblu edhe me pare jane shprehur se nje lojtar i tille u intereson megjithate problem ka qene kontrata e tij me Partizanin.

Tashme qe ai eshte futbollist i lire, padyshim qe nuk ka pengesa dhe mungon vetem akordi financiar per ta konsideruar ate pjese te kuqebluve. Ja statuti i tij i sotem qe shpjegon ndarjen me skuadren e meparshme:

“Nga tani ju bëj me dije që nuk jam më pjesë e klubit Partizani… Falenderoj të gjithë ata që më përkrahën këto sezone këtu, falenderoj tifozët për mbështetjen, falenderoj Sulejman Starovën për largimin tim nga Partizani që arsyet i di vetëm ai, falenderoj drejtorin Olsi Rama për sinqeritetin që tregoi ndaj meje. Shpresoj që gabimi dhe e keqja e klubit të kemi qenë ne. I uroj suksese klubit dhe skuadrës në pjesën e mbetur të kampionatit”, shkruan Krasniqi.