Largimet e disa prej boksierëve titullarë kanë prishur jo pak planet e drejtuesve të ekipit të Vllaznisë në pretendimet e tyre për titullin kampion. Por ata kanë bërë lëvizjet e duhura në mënyrë që këto largime të mos ndikojnë në objektivin për shpalljen sërish kampion. Dhe lëvizja e parë që kanë bërë afrimi i një boksieri kampion. Bëhet fjalë për vlonjatin Krenar Zeneli, një sportist i cili ndonëse në një moshë të re, ka disa tituj kampionë të fituar.
Kjo CV e tij padyshim që do të ndikojë edhe me ardhjen e tij tek Vllaznia sepse mendohet që ai të jetë kampion në peshën ku konkurron. Deri më tani Zeneli ka konkurruar me ekipin e Flamurtarit dhe njëkohësisht është edhe anëtar i ekipit tonë kombëtar teksa ka marrë pjesë edhe në shumë aktivitete ndërkombëtare ku ka bërë paraqitje shumë të mira. Duke konkurruar me ekipin shkodran, pritet që ky boksier t’i japë pikët e duhura Vllaznisë për shpalljen e saj për herë të 21-të kampione e Shqipërisë.
© shkodrasport.com