Kreshnik Krepi nuk është më trajner i Tërbunit, pasi është rikthyer te skuadra e Kamzës, aty ku ai e nisi sezonin e shkuar.Ashtu si vjet, shkodrani do të jetë në rolin e drejtorit teknik dhe do mundohet të ndihmojë skuadrën në merkato, sidomos në bindjen e elementëve të rinj shkodranë, që te Kamza mund të gjejnë mundësinë të afirmohen në futbollin profesionist.

Kjo është edhe lëvizja e parë e skuadrës së financuar nga Naim Qarri, ndërkohë që së shpejti pritet të nisin edhe përforcimet në ekip, pasi Superiorja ka tjetër nivel dhe normalisht kërkohen ndërhyrje.