Ish-trajneri I Adës në futbollin e femra, Kreshnik Krepi nga dita e sotme do të jetë trajner I ekipit të futbollit të femrave “Juban Danja”. Lajmi bëhet I ditur nga presidenti I këtij ekipi Ferdinand Jaku ekskluzivisht për www.shkodrasport.com. Sipas tij, vetë afrimi I Krepit në këtë post, tregon më së miri për ambicjet e këtij ekipi këtë kampionat për t’u shpallur kampion I vendit.

“Natyrisht që është një privilegj për “Juban Danjën” të ketë në krye të tij një trajner si Kreshnik Krepi, shumë ambicioz dhe shumë punëtor. Me të në krye të skuadrës, besoj se ekipi do të arrij objektivin që ka këtë sezon për t’u shpallur kampion I vendit”-ka thënë presidenti Jaku. Në këtë mënyrë, tashmë duhet parë edhe ajo çfarë do t’I japë këtij ekipi në rrugëtimin e tij. “Juban Danja” për momentin ndodhet në vendin e parë  të renditjes me 10 pikë, po aq sa edhe Ada por me golaverazh më të mirë se velipojaket.