Vazhdojnë sukseset në sport për Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare. Së fundmi ka ardhur një tjetër medalje ari, këtë herë në sportin e peshëngritjes, pikerisht ne garat e veteraneve.

Keshtu Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe, në Kampionatin Europian Masters të peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni. Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg. Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

Padyshim qe ky eshte nje sukses i ketij sportisti por edhe i peshengritjes shqiptare e cila edhe me veteranet po korr suksese. Por nderkohe, pjesmarres ne kete kampionat europian ka qene edhe nje sportist shkodran.

Behet fjale per Severin Lushi i cili doli i 4-ti ne garat e veteraneve te moshes 55-59 vjeç. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium.