www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Krijohet Këshilli i ri Mbikëqyrës i Shoqërisë Aksionere Vllaznia
Krijohet Këshilli i ri Mbikëqyrës i Shoqërisë Aksionere Vllaznia
Më në fund pas jo pak pritje, ditën e sotme është krijuar Këshilli i Ri Mbikëqyrës i shoqërisë aksionere Vllaznia. Pas paraqitjes së tre emrave të këtij këshilli nga ana e kompanisë “Gea Sport”, Bashkia Shkodër e ka plotësuar atë me dy emrat e tjerë dhe kësisoj është formuar pesëshja që do drejtojë klubin. Kryebashkiaku Luka ka urdhëruar ngritjen e këij Këshilli, tashmë me 5 anëtarë pas vendimit të fundit që është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Po ashtu numri 1 i qytetit ka liruar nga pozicionet e tyre të mëparshme Qashif Hoxhën, Erogen Brajoviç dhe Beniamin Idrizin dhe në vend të tyre ka emëruar Luca Barberis, Roberto Nava, Eleonora Olli, Agim Medjen dhe Flamur Hoxhën. Emërat e rinj të këtij këshilli i janë dërguar menjëherë QKR-së e cila do bëjë njohjen dhe rregjistrimin e tyre. Më pas, ky Këshill pritet të propozojë për postin e administratorit Ardian Grabovën që do jetë njëkohësisht njeriu që do të drejtojë klubin shkodran në të ardhmen. Në këtë mënyrë duket se po merr fund periudha jo shumë e qetë që kaloi klubi Vllaznia kohët e fundit.