Në futbollin shqiptar, nëse pyet një futbollist për kontratën nuk është çudi që të mos ja ketë idenë, e madje duke mos mbajtur mend asnjë pikë të saj, qoftë për të drejtat ashtu edhe për detyrimet. Vitet e fundit ka pasur shumë lojtarë të cilët kanë akuzuar në media se janë lënë pa trajtim ushqimor nga klubi, pa rroga, apo kontrata nuk janë respektuar…!

Madje, ka pasur edhe akuza më keq, duke dalë në mendua se “kontrata ka qenë false”! Alarm ii viteve të fundit, duket se ka marrë zgjidhje sot dhe lojtarët tashmë do të përfaqësohen sepse është krijuara Sindikata e Futbollistëve në Shqipëri, dhe sot u bë mbledhja e parë e Asamblesë, ku në krye është zgjedhur Andi Lila, lojtari i përfaqësues sonë.

Në kryesinë e saj kanë rënë në sy lojtarë të njohur nga Kategoria Superiore e Kategoria e Parë, si; Tefiks Osmani, Ditmar Bicaj, Meglid Mihani apo dhe Fatjon Sefa.

Më në fund edhe lojtarët do të dijnë se ku do të drejtohen për të zgjidhur problemet e vogla, ose e thënë troç do të jenë më të përfaqësuar!/vipsport/