Raportet në Itali pohojnë se disa lojtarë të Milanit, duke përfshirë Christian Pulisic dhe Theo Hernandez, janë të pakënaqur me metodat e trajnerit Sergio Conceiçao.  

Situata ka arritur në një pikë të tillë saqë Álvaro Morata ka vendosur të largohet nga klubi këtë muaj. 

Gazetat Repubblica dhe Tuttosport raportojnë se një pjesë e zhveshtores nuk e vlerëson qasjen e rreptë të Conceiçao. 

Kjo ka çuar në diskutime me Moratan për një transferim në janar te Galatasaray, i cili me shumë mundësi do të finalizohet nëse Milan arrin të sigurojnë shërbimet e Santiago Gimenez nga Feyenoord. 

Sipas raporteve, Conceiçao është shumë i rreptë me ekipin gjatë seancave stërvitore dhe takimeve teknike. Gjithashtu, trajneri irritoi lojtarët javën e kaluar kur vendosi të largohej para kohe për ndeshjen kundër Parmas. 

Klima e keqe në Milan u bë e dukshme gjatë humbjes me rezultat 2-1 ndaj Dinamo Zagreb të mërkurën, kur Yunus Musah u përjashtua me karton të kuq, dhe veçanërisht gjatë fitores me rezultat 3-2 ndaj Parmas, ku Conceiçao dhe Davide Calabria u përfshin në një konflikt verbal fushë. 

Calabria, kapiteni i Rossonerëve, pritet gjithashtu të largohet nga San Siro këtë muaj. 

Sipas Repubblica, Theo Hernandez dhe Christian Pulisic janë ndër lojtarët që janë të pakënaqur me metodat e Conceiçao.  

Portugezi nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026 në dhjetor, por Milan kanë mundësinë të ndërpresin marrëveshjen në fund të sezonit. 

 Situata aktuale po sfidon qëndrueshmërinë e trajnerit dhe harmoninë brenda ekipit, duke lënë të hapura pyetjet për të ardhmen e tij në klub./Telegrafi/