Kristal Abazaj do të kishte dashur që të luante me Luftëtarin në Europë për të çuar në fund rrugëtimin e tij me skuadrën gjirokastrite.
Këtë e ka zbuluar vetë futbollisti i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ku ka treguar se ajo është gjëja e vetme që i mungon nga ky sezon.
Ai ka folur edhe per Vllaznine dhe ka shprehur keqardhjen per renien e saj nga Superliga.
“Vllaznia ka shumë lojtarë të mirë dhe as vetë nuk e mora vesh sesi ra nga Superliga.
Përgëzime për Kamzën që ka bërë një sezon shumë të mirë dhe e meritoi qëndrimin”, tha Abazaj, i cili zbuloi edhe datën kur do të nisë aventurën e tij te Anderlecht: “Më 13 qershor do të shkoj te Anderlecht”.