Vllaznia do te luaje pasditen e neserme miqesoren e dyte, ate ndaj Terbunit te Pukes, skuader kjo qe tashme drejtohet nga trajneri shkodran Elvin Beqiri.

Ky 90 minutesh do te jete shume i vlefshem per stafin teknik te kuqebluve te cilet do te shohin gjendjen e te gjithe lojtareve, por kryesisht do te fokusohen tek lojtaret e ardhur se fundi dhe ne veçanti ata qe jane ne prove.

Njeri prej tyre eshte mbrojtesi Kristi Marku. Ai ndodhet prej me teper se nje jave ne Shkoder dhe vazhdon proven, qe do te thote se drejtuesit e Vllaznise shohin diçka pozitive tek ai, megjithate duan te binden plotesisht per vlerat e tij.

Per kete arsye, prova e neserme ndaj Terbunit mund te jete vendimtare per mbrojtesin durrsak qe ne Shqiperi ka luajtur edhe me ekipet e Teutes, Partizanit, Flamurtarit e Lushnjes, ndersa tani po tenton te binde shkodranet dhe te firmose per Vllaznine.

Kjo e fundit e ka mese te nevojshme marrjen edhe te nje qendermbrojtesi tjeter perpos Diagne dhe Marku mund te jete nje alternative e mire per formacionin kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/