Diten e djeshme i eshte besuar serish porta qe nga minuta e pare. Ne nje ndeshje disi delikate dhe per me teper kur Vllaznia vinte pas nje zhgenjimi te madh ndaj Kastriotit. Megjithate stafi teknik nuk ka ndryshuar mendjen.
Kristi Qarri duhej te luante ne porte dhe ashtu ndodhi. Kjo sepse qe ne fillim te sezonit, Josa, Lekiqi dhe pjestaret e tjere te stafit kane vendosur qe t’i krijojne me shume hapesire ketij 20 vjeçari qe konsiderohet e ardhmja e portes shkodrane.
Dhe ndaj te kuqve, ai pergjithesisht ka bere nje pune te mire. Sigurisht duke marre vleresimet pozitive nga te gjithe. Edhe vete numri 1 i pankines kuqeblu e permendi pas ndeshjes se Qarri eshte “portieri i kupes”. Çka do te thote se ai do te jete ne mes katerkendesisht edhe ne ndeshjen e kthimit pas dy javesh ne Tirane.
Me shume siguri edhe ne dy gysmefinalet e Kupes nese Vllaznia kualifikohet dhe pse jo edhe ne finale. Kjo eshte diçka shume pozitive sepse po i jepet besimi i duhur. Por mbase do te ishte mire qe te mos ekzistonte nje “ndarje” e tille: Zogoviç ne kampionat dhe Qarri ne Kupe.
Ne fund te fundit, malazezi eshte ne fundin e kontrates dhe po ashtu edhe mosha e tij nuk premton rinovim, prandaj dhe me shume hapesire per portierin e ri shkodran do te ishte diçka shume pozitive sepse ai do te pergatitej per sezonin e ardhshem, pse jo per te qene ai lideri i katerkendeshit./SHKODRA-SPORT.COM/