Vllaznia e sivjetme eshte ndryshuar teresisht dhe levizjet kane filluar qe nga porta. Ka ardhur malazezi me pervoje Bojan Zogoviç, me te cilin drejtuesit mendojne ta kene “kyçur” ate.

Por nga ana tjeter, gjeja me e mire qe njerezit e merkatos se kuqebluve kane bere, ka qene besimi qe i eshte dhene portierit shkodran Kristi Qarri.

Nese nje sezon me pare perfundoi si portier i katert (pas Efremov, Sherrit e Laços) sivjet gjerat jane ndryshe dhe Qarri eshte zgjedhur te jete zevendesesi i Zogoviç.

Jo vetem kaq. Por me kete djalosh te Vllaznia besojne se do te sigurojne porten per vitet e ardhshme dhe kete e tregon fakti se me te kane rinovuar edhe per 5 vitet e tjera.

Futbollisti qe pas dy muajsh mbush 20 vjeç po rritet nga dita ne dite dhe kjo i ka ngrohur te gjithe. Me siguri qe shume shpejt Vllaznia nuk do te kete me nevoje te “eksportoje” portiere./SHKODRA-SPORT.COM/