Në ndeshjen e djeshme ndaj Vorës, në pankinë i gatshëm ka qenë edhe një portier i ri. Bëhet fjalë për Kristi Qarrin. Bjondi shtatëlartë siç dihet, mbron portën e ekipit U19 të Vllaznisë dhe po spikat me paraqitjet e tij.
Madje edhe në ndeshjet e “Uefa Youth League” ai ka rënë në dy duke qenë një nga më të mirët nga kampi shkodran. Si rrjedhojë e këtyre paraqitjeve, stafi i ekipit të parë ka vendosur ta përfshijë në rradhët e tij për ndeshjen ndaj Vorës.
Mungesa e Selimajt që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që ka patur, i ka dhënë mundësinë një portieri të ri të jetë ndihmësi i Sherrit.
Fillimisht këtë gjë e bëri Entoni Shkoza, më pas Klodian Harusha dhe tashmë fundi Kristi Qarri. Por ky i fundit duket se do të qëndrojë edhe më gjatë tek ekipi i parë.
Nga sa bëhet e ditur, Qarri do të vijojë stërvitjen me të gjatë gjithë javës dhe vetëm në ndeshje do të jetë pjesë e ekipit U-19.
© shkodrasport.com