Boksieri shkodran Kristian Demaj ka startuar për mrekulli në kampionatin evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Në ndeshjen e mbrëmjes së somte ai shkëlqyer me fitore ndaj boksierit nga Bosnja e Hercegovina, Elvir Sendro. Demaj ishte më i mirë në tre raundet duke triumfuar tre me zero. Ndeshja është dominuar nga boksieri shkodran i cili ka dominuar duke fituar këtë ndeshje ndërkohë që sipas shortit të hedhur, në turin tjetër do të ndeshet me një boksier polak i cili është kampion Europe në fuqi megjithatë boksieri i kombëtares shqiptare do të tentojë fitoren edhe ndaj tij. Demaj me fitoren e arritur ngriti moralin e boksierëve tjerë të Shqipërisë që do të paraqitën në ditët e ardhshme si Krenar Zeneli, Albi Sorra dhe Asmer Bilali.E rëndësishme është që ndonjëri nga boksierët e kombëtares shqiptare të hyjë në 6 më të mirët e peshës së tij, çka do t’i jepte shansin për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror. Natyrisht që do të jetë e vështirë sepse niveli i kundërshtarëve është shumë i lartë megjithatë jo krejt e pamundur.
Gjergj KOLA