Eshte mbushur nje vit qe boksieri shkodran Kristian Demaj arriti te shpallej kampion bote. Ai fitoi ndaj Robert Grguriç dhe mori gjerdanin e arte ne kategorinë UBO.
Ky moment nuk mund te kalohej pa u rikujtuar nga ky kampion i cili permes nje statusi te publikuar mengjesin e sotem ne rrjetet sociale, shkruan:
“Kaloj plot 1 vit nga ndeshja me e rendesishme ne karriren time. Emocionet qe akoma sot i ndjej kur Flamuri
Kuq e Zi 🇦🇱 u valvit ne mes te Gjermanise me fitimin e Titullit Kampion Nderkombetar”.
Takimi i zhvilluar ne Gjermani ka qenë shumë i fortë dhe i luftuar nga të dy sportistët dhe përgjatë të 10 raundeve të tij është shoqëruar nga një rivalitet shumë i madh, megjithatë Demaj ia doli me sukses në fund duke marrë më pas edhe gjerdanin e kampionit të kësaj peshe.