Vjen dhe ndeshja e parë për boksierin shkodran Kristian Demaj. Ai do jetë në ring me ekipin Mexico Guerreros më 6 dhjetor në ndeshjen që ky ekip do zhvillojë në Kazakistan me vendasit e Astana Arlans. Kundërshtari i Demës do jetë boksieri Vasilli Levit, në peshën 91 kg. Siç kemi bërë të ditur pak ditë më parë, ish- boksieri i Vllaznisë firmosi një kontratë të re me ekipin meksikan, me të cilin siç dihet pat konkurruar edhe vitin e kaluar në Ligën gjysmëprofesioniste ëord Series Boxinf (ëSB). Për rrjedhojë, sipas kalendarit të përcaktuar të kësaj Lige, më 6 dhjetor do të luhen ndeshjet e javës së tretë. Mexico Guerreros, ndeshjen e rradhës do ta ketë në Kazakistan ndaj vendasve të Astana Arlans dhe ballafaqimi Levit- Demaj, do të jetë i fundit ndër pesë ndeshjet e kësaj dite. Ky do jetë dueli i parë për këtë sezon i shkodranit 22 vjeçar teksa do t’i duhet të rivalizojë me 25 vjeçarin kazak. Pavarësisht se do jetë një ballafaqim i vështirë, pritet që Demaj të bëjë më të mirën për të rregjistruar kështu të parën fitore në ëSB. Ai ka kohë që stërvitet për ndeshjen e 6 dhjetorit në palestrën e Jetmir Kuçit, duke patur edhe ndihmën e këtij të fundit që siç dihet ka një përvojë jo të vogël në boksin profesionist.
Gjergj KOLA