Vetem shtate dite pas fitores se pare ne boksin profesionist, shkodrani Kristian Demaj “s’humb kohe’ dhe behet gati per suksesin e dyte. Pas fitores se pare ndaj Laurent Yobo, gjermanit me origjine afrikane, tashme ai do te kete perballe nje tjeter boksier gjerman Michael Klempert, ne ndeshjen qe do te zhvillohet me date 28 dhjetor.
Kuptohet qe edhe ndaj ketij kundershtari, ai do te synoje fitoren ndonese nuk ka shume kohe ne dispozicion per ta pergatitur kete ndeshje, megjithate forma sportive qe gezon, i japin atij besimin per suksesin e dyte rradhzi.
Duke folur ne lidhje me fitoren e pare si profesionist, Demaj ne nje interviste per “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Ka qene nje ndeshje me emocione te medha. Ishte e para per mua si profesionist dhe padyshim qe isha ne siklet, ndonese i njihja vlerat e mira dhe dija edhe pergatitjet qe kisha bere per te.
Por kundershtari ishte shume i forte. Ndonese mori shume goditje, nuk binte kollaj, megjithate e rendesishme eshte qe ne raundin e trete, e detyrova me ne fund te terhiqej si pasoje e shume goditjeve qe mori.Ne momentin kur ndeshja u mbyll, te them te drejten kam perjetuar te njejtat emocione si para saj. Ndjehesha i lumtur dhe padyshim qe kjo me bente te hidhesha perpjete nga gezimi”- thote Demaj.
Nderkohe i pyetur per vazhdimesine, boksieri shkodran zbulon edhe ndeshjen e dyte qe ne fakt do te zhvillohet pas tre ditesh, Demaj do te shtonte: “Pas fitores se ndeshjes te pare kam marre shume lajme te mirea. Me jane ofruar sponsore te ndryshem dhe padyshim qe ne boksin profesionist ky eshte nje lajm i mire.
Duke pare kete interesim, menaxheret e mi me kane siguruar nje ndeshje te dyte dhe me date 28 do te ndeshem ndaj Klempert. Padyshim qe eshte ndaj ketij kundershtari do te synoje fitoren, e cila do te jete e dyta per mua ne boksin profesionist dhe kuptohet qe do t’i beja nje mbyllje te shkelqyer vitit 2019 qe mund te jete nje nga me te suksesshmit per mua ne sport”.
www.shkodrasport.com