Pas gati dy vitesh, Kristian Demaj ka vendosur t’i rikthehet sërish sportit të boksit. Një vendim i marrë ndoshta krejt rastësisht por i iniciuar nga një kampion i madh i këtij sporti.

Ka qenë pikërisht Jetmir Kuçi ai që i ka ngacmuar sedrën Demajt duke e bindur të rikthehet sërish në ring. Dhe ai tashmë e ka bërë këtë gjë.

Prej disa ditësh Kristiani ka rinisur stërvitjen. Dhe e dini se kush është trajneri i tij? Një kampion si Jetmir Kuçi.

Të dy sëbashku kanë ndër mend të hartojnë një plan të tillë stërvitor që boksieri në fjalë të rikthehet sërish në nivele të larta.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Demaj do t’i përkushtohet sërish boksit amator apo do të vendosë t’i hyjë rrugës së boksit profesionist.

Ai në fakt ka patur një përvojë thuajse të tillë sepse për dy sezone ka qenë pjesë e ekipit meksikan “Mexico Guerreros” që ka garuar në një ligë gjysëmprofesioniste.

Tashmë mbetet të shohim se si do të jetë ky rikthim në ring i këtij kampioni.
© shkodrasport.com