Pas Deliç, Nallbanit, Begajt, Beqirit, Osmanit dhe Shtubinës, ka qenë rradha e rumunit Dragoi për të firmosur.  Ai ka mbërritur në Shkodër  mbrëmjen e së martës.  Akordi me të kishte ditë që ishte arritur dhe është pritur vetëm mbërrija e tij në Shkodër dhe firmosja e kontratës për t’u konsideruar zyrtarisht si blerja e re e skuadrës kuqeblu. Rumuni luan si mesfushor I djathtë dhe sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Kastriotit të Krujës. Dragoi  është prezantuar para gazetarëve paraditen e sotme. Gjatë prezantimit, drejtori sportiv Armir Grima duke folur në lidhje me këtë blerje, ka thënë: “Akordi me këtë lojtar ka kohë që është arritur. Kemi pritur që ai vetëm të mbërrinte në Shkodër për të firmosur kontratën dhe kjo tashmë u bë realitet. Dragoi ka besimin tonë, të trajnerit dhe të gjithë pjestarëve të klubit dhe shpresoj se do të bëjë më të mirën për të na nderuar me paraqitjet e tij në fushën e lojës. Mendoj se kemi bërë një goditje të mirë ngaqë këtë lojtar e kemi ndjekur me vëmendje që gjatë periudhës që ai ka luajtur me Kastriotin”. Ndërsa Kristian Dragoi në të parin prononcim si futbollist kuqeblu do thoshte:“Përsa i përket Vllaznisë, kam dëgjuar për këtë ekip ashtu sicc kam luajtur dhe kundër. Më pëlqen që jam pjesë e një prej ekipeve më të mëdha në Shqipëri. Shpresoj që shumë shpejt të gërshëtohem me ekipin dhe të arrij të jap kontributin tim. Unë jam këtu për të bërë më të mirën në realizimin e objektivave të klubit. Gjithashtu jam për të shënuar dhe gola pasi luaj dhe si sulmues pasi kjo është detyra e ime. Shpresoj që së bashku me pjesën tjetër të ekipit të bëjmë më të mirën e mundshme”.
www.shkodrasport.com