E ardhmja e peshave të rënda, Kristian Prenga, është ai që grushton vetëm një herë. Fatkeqësi për Christopher Arnold-in, që Prengës nuk iu desh shumë kohë që ta shtrinte në ring.
Gjigandi shqiptar nga Mirdita i mbylli gjërat me dorën e tij të djathtë, duke e goditur kundërshtarin e tij më një grusht të papritur, pas 2:27 minuta të meçit të tyre të planifikuar me tetë raunde në Qendrën Prudential në Newark.
Flamuri kuq e zi nën muzikën e filmit “Skenderbeu” e shoqëron Prengën në të gjitha paraqitjet e tij, së bashku me shqiptarët që e ndjekin atë këmba këmbës, në të gjitha ndeshjet që bën dhe e ndezin atmosferën më shumë se askush.