Nga ekipi i Vllaznisë së boksit ka një “firo” të madhe. Disa herë kampioni i vendit, Kristian Shytani, nuk do të boksojë më për të. Arsyeja është se ai ka udhëtuar kohët e fundit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një jetesë më të mirë. Ende nuk dihet nëse edhe në kontinentin e largët ai do të merret me këtë sport apo jo megjithatë Shytani e ka shkruar emrin në librin e artë të boksit shqiptar.
Ndonëse gjatë karrierës së tij dëmtimet kanë qenë të shpeshta, sërish ia ka dalë të fitojë disa herë titullin kampion në peshat 64 dhe 69 kg. Largimi i këtij sportisti natyrisht që ka prishur jo pak planet e trajnerit Zef Gjoni që nuk do ta ketë të lehtë për ta zëvendësuar një kampion të tillë.
© shkodrasport.com