Seria e ardhjeve dhe ikjeve të portierëve në provë tek Vllaznia vazhdon. Vetëm ditët e fundit kanë ardhur në provë tre të tillë, shqiptari Abibi, një serb dhe së fundi, ka ardhur edhe një maqedonas. Bëhet fjalë për Kritijan Naumovski. Ndonëse 26 vjeç, ai duket se ka një përvojë të madhe sepse ka luajtur përveçse në vendin e tij edhe në Rumani me Dinamon e Bukureshtit, në Bullgari me Levskin e Sofjes apo dhe në Hong Kongun e largët.
Këtë herë dëshiron të provojë një aventurë të re dhe për këtë, i duhet të bindë trajnerin e portierëve të Vllaznisë Avenir Dani. Naumovski ka dy ditë që është në stërvitje me kuqeblutë dhe pritet të luajë në miqësoren e sotme ndaj Besëlidhjes. Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
© shkodrasport.com