Vllaznia mori në këtë verë Kristijan Vulajn, që e mbylli me Deçiçin dhe u nda me ekipin e shqiptarëve të Malit të Zi pas përfundimit të kontratës.

Fantazisti ishte një nga afrimet e para të Vllaznisë dhe i është bashkuar skuadrës që në ditët e para të fazës përgatitore, por mbetet enigmë arsyeja për faktin që ai është një ndër afrimet më me bujë në ekip, i cili nuk ka debutuar ende si titullar.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë me Universitatean e Kraiovës, Vulaj nuk luajti fare, ndërsa në ndeshjen e dytë u aktivizua në lojë në minutën e 71-të, duke u munduar ne fakt te jepte me te miren e tij dhe deri diku e beri duke krijuar nje mundesi te mire shenimi per veten dhe duke dhene nje asist per Aralicen.

Josa nuk e ka preferuar në asnjërën prej ndeshjeve europiane me Kraiovën si titullar 25-vjeçarin, teksa ka zgjedhur futbollistë të tjerë para tij. Megjithatë, në ndeshjet e kampionatit të ri mbetet për t’u parë nëse Kristijan Vulaj do të luajë si titullar apo do t’i fillojë ndeshjen nga stoli.
Maringlen ZHIVANI